Përplasjet pranë Kryeministrisë vijojnë, ndërsa policia ka ndërhyrë me spraj lotsjellës dhe spraj me piper në drejtim të protestuesve.
Në terren ka ndërhyrë edhe autoboti me ujë, ndërsa raportohet për shoqërime të protestuesve nga efektivët.
Gjatë tensioneve, një i ri është shpëtuar nga bashkëmoshatarët e tij, të cilët kanë ndërhyrë për të mos lejuar shoqërimin e tij nga policia.
Në videot e siguruara nga “Ora News” shihen gjithashtu edhe disa të rinj që fshihen pas mburojës së një efektivi.
Nuk dihen ende rrethanat sesi kjo mburojë ka përfunduar në duart e protestuesve.
Burimi:botasot.info
