Policia ka arritur të shpërndajë protestuesit, të cilët mbrëmjen e sotme iu rikthyen akteve të dhunshme. Aktualisht, rrugët e Tiranës janë boshatisur nga protestuesit.
Ndërkohë, në bulevard ka nisur pastrimi i gurëve dhe i sendeve të tjera të forta të hedhura gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të policisë.
