GazetaMax
Lajme

SASHK në takim të ri pasdite në Qeveri në tentim për marrëveshje

Shkup, 25 prill – Përfaqësues të Sindikatës së pavarur për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK), të udhëhequr nga kryetari Jakim Nedellkov në ora 16 do të ketë takim në Qeveri në tentim për marrëveshje për kërkesat e tyre, prej të cilave do të varet edhe ndërprerja e grevës në shkolla dhe kopshte për fëmijë, e filluar më 11 prill. Nedellkov për MIA-n konfirmoi se në Qeveri do të kenë takim me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, ku do të merr pjesë edhe drejtoresha e Konfederatës evropiane të sindikatave për arsim (ETUCE), Suzan Floken.

Nedellkov sot në konferencë për shtyp paralajmëroi se ndoshta pasdite do të ketë takim me Qeverinë, megjithatë, tha ai, edhe nëse ka takim, të vogla janë mundësitë se mund të ndodhë diçka sonte për marrjen e një vendimi të ri dhe gjithnjë e më shumë ka gjasa që greva të vazhdojë edhe nesër, por megjithatë, siç tha, opinioni sonte do të informohet.

SASHK më 20 prill i ka hedhur poshtë konkluzionet e Qeverisë nga seanca e saj ditën paraprake dhe paralajmëroi se greva në shkolla dhe kopshte për fëmijë do të vazhdojë derisa me MASH dhe MPPS nuk nënshkruhet marrëveshje, me të cilën do të përfshihen të gjitha çështjet kontestuese. Nedellkov atëherë bëri thirrje për intensifikim të negociatave me propozime konstruktive sa më shpejtë, që, siç tha, të harmonizohen qëndrimet.

“Këshilli i SASHK-ut konstatoi se konkluzionet e Qeverisë nuk çojnë drejt zgjidhjes së mosmarrëveshjeve mes SASHK-ut, MASH-it dhe MPPS-së, respektivisht me Qeverinë. Ky qëndrim bazohet mbi numrin e madh të diskutimeve të anëtarëve të Këshillit, ku pa përjashtim konstatohet se me konkluzionet e Qeverisë, po bëhet presion i madh ndaj grevisëtve…Dhjetë për qind rritje të ofruar të pagës në kopshte për fëmijë, arsim fillor dhe të mesëm pas ribalancit të buxhetit “betonohet” me konkluzionin e Qeverisë dhe nuk lihet hapësirë shtesë për negociata për këtë çështje”, tha Nedellkov të mërkurën.

SASHK negocion nga marsi me Qeverinë për plotësimin e kërkesës së tyre për rritje të pagave për 18,4 për qind në veprimtaritë që i mbulon SASHK – arsim dhe mbrojtje të fëmijëve. Kërkon harmonizim të pagave me pagën minimale, e cila prej muajit të kaluar është rritur nga 15.000 në 18.000 denarë dhe në mënyrë shtesë paga minimale të jetë bazament, me të cilën duhet të shumohen koeficientet në vendet e punës./Zhurnal.mk

Related posts

Abazoviq: BE-ja duhet të përshpejtojë procedurat e anëtarësimit për vendet që duan të jenë pjesë e saj

Gazetamax.mk

Senatorët amerikanë të shqetësuar me ndikimin kinez në Ballkan

Gazetamax.mk

“27 prilli” – Mbrojtja kërkon rasti t’i kalohet Gjykatës në Hagë përshkak përgjimeve të Ruskoskës

Gazetamax.mk