Albulena Haxhiu në Shkup, pritet me nderime të larta shtetërore nga Afrim Gashi

Krye parlamentarja e Kosovës, Albulena Haxhiu ka arritur në Shkup, ku është pritur me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake nga homologu i saj, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, përcjell TV21.

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka realizuar vizitë zyrtare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ku pas ceremonisë së pritjes është takuar kokë më kokë me kryetarin Afrim Gashi.

Gjatë vizitës, Haxhiu ka zhvilluar edhe një takim me delegacionin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ndërsa është nënshkruar edhe në Librin e Përshtypjeve.

Vizita e saj është zhvilluar në kuadër të kontakteve zyrtare ndërmjet institucioneve të të dy vendeve.

Burimi:TV21