Gabimi i portierit Radu që mund t’i kushtojë Interit me titullin e kampionit – lotët nuk i ndali pas ndeshjes.
Portieri i Interit, Ionut Radu, ka bërë një gabim trashanik në ndeshjen që skuadra e tij e zhvilloi sonte ndaj Bologbas ku humbën 2-1, ndërsa kjo mund t’i kushtojë me Scudetto zikaltërve.
Portieri 24-vjeçar po bënte paraqitjen e tij të parë në Serie A këtë sezon, vetëm e dyta në përgjithësi pas fitores 3-2 të Coppa Italia ndaj Empolit në janar.
Ai fillimisht mori një gol nga goditje me kokë e Marko Arnautovic, dhe më pas në minutat e fundit erdhi gabimi i tij i madh nga një top i kthyer prapa, ku ai nuk arriti ta pranojë, duke e lejuar Nicola Sansonen të shënonte për 2-1.
Radu ishte dukshëm i shqetësuar pas fishkëllimës së fundit dhe shokët e tij të Interit u mblodhën për ta qetësuar.
Dumfries shkoi një hap më tej dhe qëndroi para një kamere televizive për t’i penguar ata të filmonin Radu që ishte në lot, duke e mbrojtur portierin.
Alex Cordaz, Joaquin Correa dhe Federico Dimarco gjithashtu u mblodhën për ta shoqëruar atë jashtë fushës.
next post