“Do shkonte në kokërr të burgut trëndafilja!”- Murrizi: Vlora Hyseni ka përgjuar kreun e SPAK dhe prokurorët e Posaçëm!

Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, ka bërë akuza ndaj ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, duke u shprehur se ajo ka përgjuar prokurorë të Prokurorisë së Posaçme në kundërshtim me Kushtetutën dhe Kodin e Procedurës Penale.

“Në Këshillin e Sigurisë, SPAK-u i ka thënë presidentit dhe kryeministrit se kjo më ka përgjuar pa leje, unë, po të isha prokuror i SPAK-ut, do t’ia kisha vënë hekurat trëndafiles, vetëm për këtë fakt, që ka përgjuar prokurorët në mënyrë antikushtetuese dhe në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale”, tha ai.

Në News24, Murrizi u shpreh se nëse kreu i SPAK-ut kishte dijeni për përgjimin e prokurorëve, duhej t’i ishte drejtuar gjykatës për të kërkuar masat përkatëse ligjore, pa e lidhur këtë çështje me hetimet e tjera ndaj saj.

“Në momentin që shefi i SPAK-ut e di që shefja e SHISH-it ka përgjuar këtë dhe dy-tre prokurorë të tjerë, duhej të kishte shkuar me letër në dorë në gjykatë dhe trëndafilen ta kishte futur në kokërr të burgut, pa e lidhur me tenderat e AKSHI-t”, u shpreh ai.

Murrizi: Rama nuk do të ketë shërbim informativ. Kjo trëndafilja (i referohet Vlorës Hyseni) dhe ky SPAK, vetëm për faktin që në Këshillin e Sigurisë, SPAK-u i ka thënë presidentit dhe kryeministrit se kjo më ka përgjuar pa leje, unë, po të isha prokuror i SPAK-ut, do t’ia kisha vënë hekurat trëndafiles, vetëm për këtë fakt, që ka përgjuar prokurorët në mënyrë antikushtetuese dhe në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale.

Trëndafilja e SHIK-ut është derivat i Gysit dhe AKSHI-t. Në momentin që shefi i SPAK-ut e di që shefja e SHISH-it ka përgjuar këtë dhe dy-tre prokurorë të tjerë, duhej të kishte shkuar me letër në dorë në gjykatë dhe trëndafilen ta kishte futur në kokërr të burgut, pa e lidhur me tenderat e AKSHI-t.

Vetëm për këtë, sepse ka shkelur Kushtetutën dhe ka përgjuar strukturën e posaçme, jashtë asaj që të kërkon Kushtetuta. Vetëm për këtë, kjo është vepër penale më vete, përveç vjedhjeve.

Burimi:botasot.info