“Plumbat e gomës i meritojnë këta”/ Peleshi i heq fjalën për gjithë ditën Berishës, ndërpret seancën

Seanca plenare e kësaj të enjte ka nisur me tensione nga opozita, që menjëherë në nisje bllokoi foltoren.
Lideri i PD-së, Sali Berisha, u ndal te protesta, duke thënë se deputetët e mazhorancës meritojnë plumbat e gomës dhe gazin lotsjellës.
Berisha: Java dhe ditët që kaluan, Tirana pa barbaritë më të mëdha ndaj të rinjve shqiptarë, barbaritë gjatë asnjë pushtimi. Në rrugët e Tiranës u thyen kocka, u çanë kafka, u përshtatën mjetet më të egra kundër të rinjve. Këta parlamentarë që shihni këtu, janë më kriminelë se ata që thyejnë kocka dhe çajnë kafka. E meritojnë këta gazin lotsjellës, plumbat e gomës, kafkat e çara, kockat e thyera, sepse këta…
Peleshi: Kjo është thirrje për dhunim. Ju hiqet fjala. Keni bërë thirrje për dhunë nga foltorja e Kuvendit. S’keni të drejtë fjale për gjithë ditën e sotme.
Më pas, Peleshi ndërpreu seancën pas tensioneve të krijuara nga opozita.
Nis seanca plenare, PD bën zhurmë duke goditur tavolinat teksa flet Peleshi, bllokojnë dhe foltoren

Sot në 10:00 seanca plenare, policia blindon perimetrin e Kuvendit pas protestës së paralajmëruar
Edhe ditën e sotme seanca plenare në Kuvend ka nisur me kaos.
Sapo kryeparlametari Niko Peleshi filloi të lexonte rendin e ditës, deputetët e PD nisën të godasin tavolinat e tyre dukë bërë zhurmë.
Si më pas me postera në dorë ata vendosën të bllokonin dhe foltoren.
Burimi:botasot.info
