GazetaMax
Kuriozitete

Juventus dhe Napoli interesohen për transferimin e Hamed Traores

Hamed Traore është njëri nga futbollistët kryesorë të Sassuolos këtë edicion.
Sulmuesi anësorë nga Bregu i Fildishtë ka pasur një sezon fantastik deri më tani, ku ka shënuar e asistuar rregullisht.
Por ai mund të largohet nga skuadra e tij aktuale në afatin kalimtar të verës, pasi interesimi nga skuadrat e mëdha nuk mungon për sulmuesin këmbëshpejtë.

Calciomercato ka raportuar se Juventus e Napoli janë duke u interesuar për lojtarin në fjalë, i cili këtë edicion ka shënuar tetë gola e ka asistuar në katër të tjerë.
Interesimi për lojtarin nuk mungon as nga Anglia e Spanja me skuadrat si Arsenal e Atletcio Madrid që gjithashtu kanë shprehur interesim për anësorin nga Bregu i Fildishtë.

Related posts

Ronaldo blen villën më të shtrenjtë në Portugali, kushton 21 milionë euro

Gazeta Max

Humbën nga Maqedonia, lojëtari italian ka një lutje: Mos ofendoni

Gazeta Max

Arabët po e blejnë Milain, po çfarë do të ndodh me Maldinin?

Gazeta Max