GazetaMax
Lajme

Andonov: Do të përfitojmë më së shumti nga projekti “Alekaandropolis”

Shkup, 4 Maj – Këshilltari i Qeverisë për Energjetik, Viktor Andonov, informoi se terminali i gazit në Aleksandropolis ka filluar në vitin 2013.

“Dje u ndërtua terminali i gazit të lëngshëm natyror dhe si i tillë u shpall projekt i përbashkët në interes të BE-së. Projekti ka karakter rajonal dhe sjell siguri energjetike. Për këtë arsye ishin të pranishëm liderët e disa vendeve të rajonit, ndër të cilët edhe kryeministri Kovaçevski.

Në të kaluarën kemi pasur një nga çmimet më të larta të gazit natyror, sepse furnizoheshim nga një burim dhe konsumonim një sasi të vogël të gazit natyror.

Një nga arsyet është sigurimi i një rruge tjetër. Konsumatorët përfitojnë më së shumti nga konkurrenca”, tha Andonov në emisionin “24 Analiza”.

Ai bëri të ditur se projekti do të kushtojë 50 milionë euro, përkatësisht pjesa jonë nga Negotina deri në kufirin grek.

Related posts

Deputeti bullgarë kërkon reliktet e Car Samuelit që Bullgaria të heq veton

Gazetamax.mk

Grubi pret ambasadorin shqiptar Reka: Mbledhje e përbashkët e Qeverive më 14 Nëntor

Gazetamax.mk

Pendarovski – Turkoviq: Perspektivat evropiane të të dyja vendeve janë në drejtim të ndërtimit të një rajoni të fortë

Gazetamax.mk