Ciara Mageean, e artë në 1500 metra me Irlandën, ndërron jetë në moshën 34-vjeçare

Atletja irlandeze Ciara Mageean, fituese e medaljes së artë evropiane në garën e 1500 metrave, ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare.

Mageean, e cila ka marrë pjesë dy herë në Lojërat Olimpike dhe fitoi titullin evropian në Romë në vitin 2024, njoftoi vitin e kaluar se ishte diagnostikuar me kancer në zorrë.

Një njoftim në llogarinë e saj në Instagram, ditën e sotme, shkruhej: “Në orën 6:30 të mëngjesit të ditë së sotme, Ciara humbi betejën me kancerin, e rrethuar nga njerëzit e saj të dashur.

Një vajzë, motër, bashkëshorte dhe mike e dashur, si dhe një frymëzim për shumë njerëz, ajo do të na mungojë pa masë”.

Mageean, me origjinë nga Portaferry, County Down, në Irlandën e Veriut, ishte martuar muajin e kaluar.

Mageean, e cila mori pjesë në Lojërat Olimpike “Rio 2016” dhe “Tokio 2020”, fitoi gjithashtu medaljen e argjendtë në garën e 1500 metrave në Kampionatin Evropian të vitit 2022 dhe atë të bronztën në vitin 2016, ndërsa në Kampionatin Botëror të vitit 2023 u rendit e katërta.

Ajo fitoi medaljen e argjendtë duke përfaqësuar Irlandën e Veriut në Lojërat e Komonueltit në Birmingem, në vitin 2022. 

Burimi: botasot.info