Young Boys po fitonte 3:2 në pjesën e parë, por FC Zürich realizoi tri herë pas pushimit dhe triumfoi 5:3, duke i shkaktuar skuadrës vendase humbjen e parë sezonale.
Një nga ndeshjet më spektakolare të sezonit në Superligën e Zvicrës është zhvilluar të dielën në stadiumin Wankdorf të Bernës.
FC Zürich ka realizuar një përmbysje të madhe ndaj Young Boys, duke fituar me rezultat 5:3, në përballjen e javës së 12-të.
Ndeshja nisi me avantazhin e mysafirëve, kur Philippe Kény shënoi nga penalltia në minutën e 12-të.
Young Boys reagoi përmes Samuel Essendes, i cili barazoi në minutën e 22-të.
Vetëm tri minuta më vonë, Umeh Emmanuel riktheu epërsinë e Zyrihut, por Essende shënoi përsëri në minutën e 29-të, duke e barazuar rezultatin në 2:2.
Në minutën e 40-të, Alvyn Sanches realizoi për 3:2 dhe Young Boys shkoi në pushim me epërsi.
Përmbysja e madhe në pjesën e dytë
Në vazhdim të ndeshjes, FC Zürich u kthye më i vendosur në fushë.
Livano Comenencia barazoi në 3:3 në minutën e 60-të, duke e rikthyer plotësisht skuadrën mysafire në lojë.
Momenti vendimtar erdhi në minutën e 82-të.
Pas një goditjeje të lirë të Lindrit Kamberit, portieri i Young Boys e largoi topin, por Selmin Hodza reagoi shpejt dhe e dërgoi në rrjetë për 4:3.
Në minutën e dytë shtesë, Umeh Emmanuel shënoi golin e tij të dytë personal dhe vulosi rezultatin 5:3.
Young Boys pëson humbjen e parë
Kjo ishte humbja e parë sezonale për Young Boys, skuadër që kishte kaluar 11 javët e para pa u mposhtur.
Për FC Zürich, triumfi në Bernë është një rezultat i rëndësishëm, veçanërisht për mënyrën si u arrit pas disavantazhit në pjesën e parë.
Në këtë ndeshje spikati edhe mbrojtësi Lindrit Kamberi, kapiteni i FC Zürich, i cili ishte pjesë e aksionit që solli golin vendimtar.
Takimin në Wankdorf e ndoqën 29.746 shikues.
Fitorja i jep Zyrihut një sukses të madh në kampionatin zviceran dhe i jep fund serisë së Young Boys pa humbje.
Burimi: botasot.info
