Duhet ta pranojmë se shqiptarët që jetojnë jashtë trojeve shqiptare kur flasim për koncerte dhe evente që kanë të bëjnë me festa kombëtare vërtetë ata dinë ta organizojnë më së miri. E kur jemi te ata që jetojnë më së largëti në Amerikë, eventet e tyre që frymojnë shqip kanë një tjetër nivel. Rasti më konkrent që ne kemi mësuar ka të bëjë me një shoqatë mjaft e njohur dhe aktive siç është Shoqata Amerikano-Shqiptare Arbëria të Hjustonit të Madh, ku për festën më të madhe të shqiptarëve atë të 28 Nëntorit në 114 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë do të organizojnë një super mbrëmje ku me tu bërë publike data dhe ky lajm në profilet e tyre sociale, interesimi i shqiptarëve që jetojnë atje ka qenë i jashtëzakonshëm.
Ne mësojmë se pêr 30 vjet për herë të parë presin afêr 1 mijë pjesëmarrës që të mblidhen së bashku për të nderuar atdheun tonë të dashur, për të festuar trashëgiminë tonë dhe për të forcuar lidhjet e komunitetit të tyre shqiptaro-amerikan në Hjustonin e Madh. Por një mënyrë e veçantë që rrallë ose fare se shesh në koncertet e tjera festive është se hyrja do të jetë falas për tu kënaqur dhe gëzuar me zërat e artistëve të njohur si : Ylli Baka dhe djemve të tij, Ermal Fejzullahut dhe profesor Përparim Mefajt, një profesor i njohur mjeshtër i muzikës nga Kavaja e Shqipërisë. Shoqata vetë ka shprehur falenderime të përzemërta për donatorët dhe mbështetësit tanë bujarë ku mes tjerash ata shkruajnë në rrjetin e tyre social : “Përmes mirësisë dhe angazhimit të tyre, ne jemi në gjendje ta bëjmë të mundur këtë festë pa asnjë kosto për komunitetin tonë. Të gjithë janë të mirëpritur të marrin pjesë dhe të marrin pjesë në këtë rast të veçantë falas. Kjo është mënyra jonë për të bashkuar komunitetin tonë dhe për të siguruar që çdo familje të ketë mundësinë të festojë historinë, kulturën dhe pavarësinë tonë.
Jemi gjithashtu të nderuar të mirëpresim mysafirë të shquar, duke përfshirë ambasadorë, zyrtarë të zgjedhur, akademikë, udhëheqës të komunitetit dhe mysafirë të tjerë të veçantë. Jemi veçanërisht krenarë që Kryetari i Bashkisë së Hjustonit do ta shpallë 28 nëntorin si Ditën e Shqipërisë, duke njohur rëndësinë e këtij rasti dhe kontributet e komunitetit shqiptaro-amerikan.

