Një vajzë 10-vjeçare, e cila dyshohet se ishte abuzuar seksualisht, është dërguar në spital në Santiago del Estero të Argjentinës, pasi kishte ankesa për dhimbje barku. Atje, mjekët zbuluan se ajo ishte në muajin e gjashtë të shtatzënisë.
Dyshimet u ngritën pasi nëna e vajzës u tregoi mjekëve se e bija nuk kishte pasur menstruacione për një kohë të gjatë.
Sipas burimeve policore të cituara nga “InfoBae”, vajza dyshohet se ishte abuzuar seksualisht nga njerku i saj në shtëpinë familjare, në El Bacho, shkruan Metro, përcjell Insajderi.
Gjyshja e saj ka deklaruar për “Noticiero 7” se më herët e kishte paralajmëruar nënën e vajzës që të mos i besonte këtij burri, i cili ishte njohur me të miturën përmes telefonit.
Ajo gjithashtu ka zbuluar se edhe vetë ishte abuzuar seksualisht kur ishte vetëm tetë vjeçe.
Rasti ka tronditur edhe mësuesen e vajzës, e cila tha se e mitura nuk kishte treguar më parë për dhimbje apo probleme me njerkun.
“Ajo është një vajzë e qetë, i bën detyrat e shtëpisë. Nuk kam vërejtur asnjë sjellje të pazakontë tek ajo dhe asnjëherë nuk ka pasur ndonjë krizë”, ka deklaruar mësuesja.
Burimi:botasot.info
