Prokuroria Themelore Publike në Shtip ka nisur procedurë kundër dy personave, të dyshuar për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar, si dhe për mashtrim kompjuterik në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip.
Sipas Prokurorisë, dy të dyshuarit, të punësuar në universitet, dyshohet se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare për të përfituar kundërligjshëm për vete një shumë të konsiderueshme parash.
Rasti ka të bëjë me periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2026. Sipas dyshimeve, e dyshuara e dytë, e punësuar si referentе për çështje studentore në njërin prej fakulteteve, me udhëzime nga i dyshuari i parë, drejtues i Sektorit për “E-Indeks”, ka futur të dhëna të pavërteta në sistemin informatik të universitetit.
Prokuroria dyshon se përmes ndryshimit, fshirjes dhe fshehjes së të dhënave në bazën elektronike të indeksit, dy të dyshuarit kanë manipuluar rezultatet gjatë përpunimit dhe transferimit elektronik të të dhënave.
Nga këto veprime, sipas vlerësimeve aktuale, ata dyshohet se kanë përfituar kundërligjshëm rreth 21 mijë euro.
Prokurori publik i ka propozuar gjyqtarit të procedurës paraprake caktimin e masës së paraburgimit për të dy të dyshuarit./TV21
Burimi:TV21
