Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka pritur në takim kryetarin e ri të Federatës së Tenisit të Kosovës, Lulzim Karakashi, së bashku me stafin e tij.
Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Gashani ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar për zhvillimin e mëtejmë të tenisit në Kosovë.
Ndër temat kryesore të diskutimit kanë qenë përmirësimi i infrastrukturës sportive, mbështetja e sportistëve të rinj dhe krijimi i mundësive për zhvillimin e talenteve në këtë sport.
Gashani ka theksuar se këto fusha mbeten prioritete të rëndësishme, duke shprehur përkushtimin për bashkëpunim të vazhdueshëm me Federatën e Tenisit të Kosovës.
“Përmirësimi i infrastrukturës sportive, mbështetja e sportistëve të rinj dhe krijimi i mundësive për zhvillimin e talenteve në këtë sport mbeten prioritete të rëndësishme. Mbetemi të përkushtuar që përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm të kontribuojmë në zhvillimin dhe avancimin e tenisit në vendin tone”, shkroi Gashani.
Ai ka bërë të ditur se përmes bashkëpunimit synohet të kontribuohet në zhvillimin dhe avancimin e tenisit në vend.
Burimi: botasot.info
