Manchester United po shqyrton disa alternativa për stolin e trajnerit, teksa e ardhmja e Michael Carrickut në krye të skuadrës mbetet e paqartë.
Sipas gazetarit Santi J. FM, përveç Didier Deschampsit, drejtuesit e klubit anglez kanë në radar edhe dy emra të tjerë të njohur: Julian Nagelsmann dhe Unai Emery.
Trajneri i Gjermanisë, Nagelsmann, dhe strategu i Aston Villës, Emery, janë ndër opsionet që po shqyrtohen nga Manchester Unitedi në rast të ndryshimeve në stolin e skuadrës.
Klubi nga Old Trafford duket se po analizon disa profile përpara se të marrë një vendim përfundimtar rreth drejtimit të ekipit në të ardhmen.
Burimi: botasot.info
