Parlamenti i Greqisë miratoi të enjten një projektligj që vendos një taksë prej 10% mbi fitimet kapitale mbi kriptovalutat, kuadri i parë ligjor gjithëpërfshirës për taksimin e aseteve kripto në Greqi.
Fitimet kapitale nga kriptomonedha deri në 500 euro në vit do të përjashtohen nga taksa e re, thotë projektligji.
Nata e nëntë e protestave për Arlinda Zekajn/ Aktivistet bllokojnë rrugën në Prishtinë dhe kërkojnë drejtësi
“Direktiva të mëtejshme zbatimi do të publikohen në javët në vijim, të cilat gjithashtu do të përcaktojnë rregullat e transparencës dhe auditimit”, tha një zyrtar i lartë i ministrisë së financave.
Vendet e Bashkimit Evropian nuk kanë një sistem të unifikuar tatimor për këtë sektor. Taksimi mbi kriptovalutat varion nga 8% në 30% midis vendeve evropiane dhe zakonisht vendoset mbi fitimet kapitale.
Të ardhurat shtetërore nga taksa e re nuk mund të parashikohen, tha zyrtari, pasi shumica dërrmuese e investitorëve përdorin platforma jashtë vendit, duke e bërë të vështirë matjen e madhësisë së tregut të kriptomonedhave në Greqi.
Burimi:botasot.info
