GazetaMax
Lajme

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje

Shkup, 22 maj –Në aksin rrugor Shkup – vendkalimi kufitar Bllacë, për shkak të rrëshqitjeve të dheut, komunikacioni zhvillohet në mënyrë alternative. Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme  nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje  të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Related posts

Nuk i punuan frenat, kamioni përplas shqiptarin pas murit të një banese në Itali

Gazeta Max

Kasami takoi njërin nga 7 udhëheqësit e Bashkisë së Kopenhagës

Gazeta Max

Todorov në “Win-Win”: Ahmeti është ndër politikanët më me përvojë, nuk mund të luajë rolin e tij as LSDM e VMRO

Gazeta Max