Një person është gjetur pa shenja jete të premten mbrëma në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili ka bërë të ditur se informatën për rastin e kanë pranuar rreth orës 20:00.
Sipas tij, vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka nisur një hetim mbi vdekjen, si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe ekzaminuese që do të ndihmonin në hetimin e ngjarjes dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka njoftuar Pllana.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me identitetin e viktimës apo rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti.
Burimi: botasot.info
