Dy asistime për tre minuta nga Brajan Gruda në Gjermani

Futbollisti shqiptar, Brajan Gruda, po shkëlqen me fanellën e Leipzigut, duke dhuruar dy asistime brenda vetëm tre minutave në ndeshjen kundër Augsburgut.

Gruda ishte protagonist në përmbysjen e rezultatit, duke kontribuar drejtpërdrejt në dy gola të skuadrës së tij.

Në minutën e 33-të, Gruda përgatiti në mënyrë të shkëlqyer aksionin, ndërsa Banzuzi goditi ulët nga rreth 20 metra, duke e dërguar topin në rrjetë për rezultatin 1:1.

Vetëm dy minuta më vonë, në minutën e 35-të, talenti shqiptar dhuroi asistimin e dytë. Gruda depërtoi bukur dhe harkoi topin në qendër të zonës, ku Nkunku, pothuajse i pambuluar, goditi fuqishëm nën traversë për 2:1.

Me dy asistime brenda tri minutave, Gruda po dëshmon edhe një herë cilësitë e tij në futbollin gjerman.

Në minutën e 45+1, David Raum (RB Leipzig) Raum e ekzekutoi në mënyrë të përsosur goditjen e lirë! Ai e kalon topin me mjeshtëri mbi murin mbrojtës, topi prek shtyllën e brendshme dhe përfundon në rrjetë. Një gol spektakolar nga goditja e dënimit!

Leipzigu po udhëheq me rezultat 3:1 ndaj Augsburgut.

Burimi: botasot.info