GazetaMax
Lajme

Gërkovska – Mekarti: Është i nevojshëm avancim i transparencës financiare të partive politike

Shkup, 2 qershor – Zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë Sllavica Gërkovska sot kishte takim me Pol Mekarti, drejtor për Evropë në Institutin Republikan Ndërkombëtar (IRI) për thellimin e bashkëpunimit në fushën e zbatimit të politikave të qeverisjes së mirë.

Në takimin, ku mori pjesë edhe drejtori rezident i zyrës së IRI-së në Shkup, Kristofer Brenan, u fokusua në nevojën për promovimin e transparencës financiare të partive politike, si dhe për forcimin e parimeve të qeverisjes së mirë, kumtoi pres shërbimi qeveritar.

Zëvendëskryeministrja Gërkovska theksoi se element i rëndësishëm në qeverisjen e përgjegjshme është ndarja e shtetit nga partitë politike në nivel lokal dhe qendror. Ajo theksoi se të zgjedhurit dhe të emëruarit kanë obligim të punojnë në interes të qytetarëve dhe në asnjë moment nuk duhet të lejojnë ndërthurjen apo keqpërdorimin e veprimtarisë shtetërore për qëllime partiake.

Sa i përket transparencës financiare të partive politike, të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se ka hapësirë ​​për progres dhe theksuan se ky është një detyrim që partitë politike kanë ndaj votuesve të tyre.

Në takim është konfirmuar përkushtimi për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë përmes projekteve konkrete që do të mundësojnë forcimin e parimeve dhe standardeve demokratike, në interes të qeverisjes së përgjegjshme dhe llogaridhënëse.

Related posts

Vazhdon debati në komision për gjendjen e krizës në energjetikë

Gazetamax.mk

Grkovska: Përballja me dezinformatat paraqet përgjegjësi shoqërore

Gazetamax.mk

Janë mbledhur 260,000 euro për të prekurit në Turqi dhe Siri

Gazetamax.mk