GazetaMax
Lajme

Kirill Petkov i ka falënderuar autoitetet që e ka zbuluar kryerësin e zjarrit të shkaktuar

Shkup, 7 qershor– Kryeministri i Bullgarisë, Kirill Petkov në faqen zyrtare të Qeverisë bullgare në Fejsbuk e ka përshëndetur zbulimin e autorit të vënies së zjarrit në qendrën kulturore “Ivan Mihajllov” në Manastir.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Petkov i ka falënderuar autoritetet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski për veprimin efektiv, me çka në afat sa më të shpejtë të mundshëm e kanë kapur piromanin.

“Përfundimisht nuk do t’i nënshtrohemi provokimeve që kanë për qëllim t’i sabotojnë raportet me fqinjët tanë, ka shkruar në statusin në Fejsbuk, kryeministri bullgar.

Mediat në Sofje e kanë transmetuar informacionin e ministrit të Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski për autorin e arrestuar të zjarrit në qendrën kulturore “Ivan Mihajllov” në Manastir, i cili ndodhi të shtunën. Mediat e citojnë deklaratën e Spasovskit se autori e ka pranuar plotësisht veprën.

Related posts

Nuk do të paguhen të punësuarit në çerdhe? Problem i cili mund ta prishë procesin negociues

Gazetamax.mk

Polonia thotë se po monitoron situatën në kufirin me Bjellorusinë

Gazetamax.mk

Që nga ardhja e Arsovskës, Shkupi nuk pa dritë me sy! A është dorëheqja zgjidhja më e mirë?

Gazetamax.mk