GazetaMax
Lajme

Kovaçevski dhe Osmani në Selanik në mbledhje në suaza të procesit për bashkëpunim në EJL

Shkup, 10 qershor – Liderët e shteteve dhe Qeverive të vendeve anëtare në Procesin për bashkëpunim në Evropën Juglundore, ndër të cilët edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot në Selanik do të marrin pjesë në Samitin në nivel të lartë që e organizon Greqia në suaza të kryesisë greke me PBEJL-në, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Përveç Samitit, do të mbahet edhe mbledhje ministrore në të cilën do të marrë pjesë ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.

Zëdhënësi i Qeverisë greke Janis Ikonomu në brifingun e djeshëm me gazetarët tha se në Samit janë ftuar edhe kancelari gjerman Olaf Sholc dhe kryetari i këshillit Evropian Sharl Mishel, të cilët do të marrin pjesë në rolin e vëzhguesve.

“Kryeministri Kirjakos Micotakis, i cili do të kryesojë me Samitin, do të jetë nikoqir i shefave të shteteve dhe qeverive në Selanik për të biseduar për të ardhmen e rajonit në një moment kritik që më shumë se kurrë e thekson vlerën e përforcimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore, por edhe përgatitjen e vendeve of rajonit tonë për integrimin e tyre në institucionet euroatlantike”, tha Ikonomu.

Shtoi se përveç Greqisë në Samit marrin pjesë: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Kosova, Kroacia, Mali i Zi, Moldavia, Rumania, Serbia, Sllovenia dhe Turqia.

Duke u përgjigjur në pyetjen e korrespondentes së MIA-s nga Athina, nëse janë planifikuar takime dypalëshe të kryeministrit grek me homologët e tij nga vendet ballkanike, Ikonomu tha se plotësisht do të shpallet programi, por me siguri Micotakis do të takohet vetëm me kryeministren e Moldavisë, sepse “agjenda e Samitit është e dendur dhe e pasur”.

Samiti do të fillojë në orët e pasdites, ndërsa pas përfundimit kryeministri grek do të mbajë konferencë shtypi.

Para Samitit në nivel të lartë, do të mbahet edhe mbledhje e shefave të dplomatëve nga vendet e Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore dhe për atë qëllim, ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Dendias në periudhën e fundit i vizitoi vendet e Ballkanit Perëndimor, duke e përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut e konfirmuan pjesëmarrjen e ministrit Osmani dhe njoftuan se në mbledhje “do të bisedohet për statusin e bashkëpunimit rajonal si dhe ndikimin e ngjarjeve ndërkombëtare momentare mbi dinamikën në rajonin e Evropës Juglindore”, por edhe se shefat e diplomacive do ta miratojnë deklaratën e përbashkët të samitit si dhe raportin vjetor të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal.

Shtuan se në margjinat e mbledhjes ministri Osmani do të realizojë takime të shumta dypalëshe me homologët e tij nga vendet e rajonit, ndërsa sërish vetë Osmani në një intervistë mbrëmë tha se pret sot në Selanik të takohet me shefen e diplomacisë bullgare.

Related posts

Kryesia e lartë e shoqatës “Jehona e Malësisë” takon kongresisten Lisa Mcclain: Po meren hapa konkret për zgjedhje të lira në komunën e Tuzit

Gazetamax.mk

Zaev: U bëj thirrje të gjithë përgjegjësve të gjyqësorit që mos lejojnë t’i skadojnë veprat e Mijallkovit

Gazetamax.mk

Oda Kërçovare ua bën 8:2 Kasamit dhe Limanit, i ulë nën imazhin e komandantit Ali Ahmeti dhe UÇK-së

Gazetamax.mk