​Raul emërohet trajner i ri i Real Oviedos

Legjenda e Real Madridit, Raul Gonzalez, ka marrë drejtimin e skuadrës së Real Oviedos.

Ish-trajneri i Real Madrid Castilla ka pranuar ofertën e klubit spanjoll dhe ka nënshkruar marrëveshjen këtë mëngjes, duke nisur kështu një kapitull të ri në karrierën e tij si trajner.

Raul, i cili konsiderohet një prej figurave më të mëdha në historinë e Real Madridit, tashmë do të ketë përgjegjësinë për ta drejtuar Real Oviedon.

Ky emërim shënon një sfidë të re për ish-sulmuesin spanjoll, i cili për disa vite ishte pjesë e strukturave të trajningut te klubi madrilen.

Burimi: botasot.info