GazetaMax
Lajme

Panel-diskutim “Nxitja e udhëheqjes së grave dhe pjesëmarrjes së grave në politikë dhe në demokraci”

Shkup, 13 qershor – Fondacioni Konrad Adenauer dhe Qendra për studime evropiane, Vilfred Martens nga Brukseli sot do të mbajnë panel-diskutim në temë “Nxitja e udhëheqjes së grave dhe pjesëmarrjes së grave në politikë dhe në demokraci”.

Diskutimi ka për qëllim të nxitë nevojë për avancimin e udhëheqjes së grave dhe pjesëmarrjes së grave në politikë dhe në demokraci.

Ngjarjen do ta hapë Daniell Braun, përfaqësues zyrtar i Fondacionit Konrad Adenauer, Elefteria Katci, bashkëpunëtor për komunikime dhe media pranë Qendrës për studime evropiane, Vilfred Martens dhe Anke Hollshtajn, ambasadore e Republikës federale të Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut.

Në panel diskutim me fjalim të tij hyrës do të marrë pjesë Marion Valsman, deputete në Parlamentin Evropian dhe nënkryetare e komitetit parlamentar të delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut. Në kuadër të panel diskutimit, organizatorët informojnë se fjalim do të kenë Gordana Siljanovska Davkova, deputete dhe kryetare e Komisionit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave, Danella Arsovska, kryetare e Qytetit të Shkupit, Zhaklina Peshevksa, deputete, Monika Zajkova, deputete dhe anëtare e Komisionit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave, Vlora Reçica, hulumtuese dhe udhëheqëse e qendrës për mbështetje parlamentare dhe demokratizim pranë Institutit për demokraci “Societas civilis”-Shkup.

Paneël diskutimi do të moderohet nga Marija Risteska, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për hulumtim dhe krijim të politikave nga Shkupi

Related posts

Grubi: I bashkohem thirrjes së Kryeministrit Rama për drejtësi ndaj krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë

Gazetamax.mk

Zaev: Keqpërdorimi i energjensave ruse vërtetoi se pavarësia energjetike e vendit tonë është me perspektivë

Gazetamax.mk

MPJ bullgare dënon dëmtimin e klubit kulturor “Car Borisi i Tretë” në Ohër

Gazetamax.mk