GazetaMax
Lajme

Mbledhja e nesërme e koalicionit, do të spjegohen qëndrimet mbi propozimin francez

Shkup, 18 Qershor – Kreu i diplomacisë, Bujar Osmani në konferencën e sotme për shtyp tha se takimi i nesërm i koalicionit qeverisës nuk është bërë për shkak të propozimit francez për zgjidhjen e çështjes Shkup-Sofje. Osmani tha se në takim do të diskutohet për të gjitha çështjet aktuale.

“Për takimin e nesërm, ky takim ishte caktuar para se të kemi informata se do të lëshohet propozim në atë datë, kështu që ishte e lidhur me ngjarjet në përgjithësi, luftën në Ukrainë, krizën ekonomike dhe energjetike, kuptohet edhe perspektiven evropiane”, deklaroi Osmani.

Ministri Osmani tha se nëse kërkohet, është i gatshëm që të merr pjesë në takim dhe të shpjegoj detajet.

“Nuk e përjashtoj që për shkak të asaj që është koincidencë me lëshimin e këtij propozimi, që nuk do të jetë temë dominuese, por nuk ishte menduar ai takim për këtë çështje. Thjesht ishte për t’u informuar partnerët e koalicionit për të gjitha çështjet që po ndodhin. Megjithatë po, nëse ata kërkojnë, unë jam i gatshëm që të marr pjesë dhe në funksion të shpjegoj qëndrimet tona, por vlerësoj se fillimisht duhet të shohim se çka do të ndodhë në Sofje, të shohim çfarë do të ndodhë në vendet anëtare, pastaj të komunikojmë qëndrimet tona”, deklaroi Osmani.

Related posts

Torres: Rusia dhe Serbia paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare të Kosovës

Gazetamax.mk

Ali Ahmeti uron besimtarët musliman FITËR BAJRAMIN

Gazetamax.mk

Mjegull në rrugët Tetovë-Grupçin, Kumanovë – Shkup dhe Katllanovë – Veles

Gazetamax.mk