GazetaMax
Lajme

Mot me diell ndërsa pasdite shi i shkurtër i rrëmbyeshëm

Shkup, 19 qershor – Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale dhe me kushte për shi të shkurtër dhe të rrëmbyeshëm në pjesën juglindore. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare kryesisht nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri në 16 ndërsa ajo maksinale do të arrijë prej 25 deri në 32 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 8.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare verilindore. Temperatura minimale do të ulet në 12, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 31 gradë Celsius.

Për ditët në vijim, sinoptikët paralajmërojnë mot stabil. Do të jetë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave dhe me rritje graduale të temperaturave të ditës. Kushte për paraqitjen e shiut të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe vetëtimave do të ketë të martën kur gjatë ditës do të fryejë erë e përforcuar veriperëndimore.

Related posts

Rakiq paralajmëron se do kërkojë takim të ri me Vuçiqin për t’i afruar qëndrimet

Gazeta Max

Shkakton aksident trafiku dhe ikë, tre kosovarë e sulmojnë fizikisht

Gazeta Max

Rici: Maqedonia e Veriut është në rrugën e vërtetë në luftën kundër korrupsionit

Gazeta Max