GazetaMax
LAJME

Ademi: Figura e Ali Ahmetit e pakontestueshme, besimi i qytetarëve tek BDI po rritet

Në një prononcim për Televizionin 21, koordinatori i grupit parlamentarë të BDI, Arbër Ademi, njëherë edhe nënkryetarë i partisë ka deklaruar se Bashkimi Demokratik për Integrim ende nuk ka caktuar ndonjë datë për mbajtjen e mbledhjes së Këshillit të përgjithshëm.

Ai ka thënë se zyrtarët e Bashkimit Demokratik për Integrim janë në takim të vazhdueshëm me qytetarët.

Brenda BDI-së gjithmonë zhvillohet një diskutim permanent lidhur me të gjitha cështjet dhe temat me të cilat përballemi si vend. Prandaj, asgjë nuk do të jetë e pazakontë nëse do të kemi ndonjë takim, sepse na bije për hise dhe kemi përgjegjësi sepse qytetarët na mbështesin. Besimi i qytetarëve po rritet edhe më shumë ndaj BDI-së dhe si parti politike serioze një gjë e tillë do të duhet të na karakterizojë”, tha Ademi.

Mes tjerash ai ka folur edhe për unitetin brenda BDI-së.

“Nuk ka kurfar dileme Brenda strukturave të Bashkimit Demokratik për Integrim. Është normale të ketë mendime ndryshe, për më tepër kur kryetari Ahmeti e ka shtyrë përpara traditën e të menduarit ndryshe brenda për brenda BDI-së, por ama secili prej nesh do të duhet tu përmbahet rregullave partiake që të mos kalohet në anarki”, deklaroi Ademi.

https://www.facebook.com/watch/?v=1823340938035944&t=0

Related posts

Lajmet e rreme në shërbim të rritjes së ndikimit rus në rajon

e-max

Opozita e inceneratorëve dhe “opozita” e pasojave të luftës së Putinit

e-max

Haradinaj për Asociacionin: Nuk është produkt i Kurtit, përgjegjës janë dy partitë nënshkruese

e-max