GazetaMax
LAJME

Aliti: Përfshirja e OJQ dhe sektorit privat është kusht për sukses në transformimin digjital

Shkup, 19 nëntor – Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Admirim Aliti në një intervistë për WeBER Talks ka folur për transformimin digjital që po ndodh në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ai ka nënvizuar rolin dhe rëndësinë që ka përfshirja e OJQ-ve dhe sektorit privat në përgatitjen e strategjisë për transformimin digjital.

Sipas tij, kjo përfshirje është një kusht për sukses.

“OJQ-të janë në pozitë më të mira për të komunikuar me qytetarët dhe për të krijuar të dhëna  të cilat do të shndërroheshin në politika publike. Kur jemi te digjitalizimi ne duhet që të komunikojmë edhe me sektorin privat, jo vetëm me OJQ-të dhe kur krijon një përgjigje prej palëve të ndryshme të përfshira në një moment kur ju implementoni diçka, zakonisht ky është një kusht për të pasur sukses”, deklaroi ministri Aliti.

Related posts

Taravari në mbrojtje të kolltuqeve të BDI-së: Nuk ka qeveri pa shqiptarët

e-max

Kërcënime me bomba edhe në Stacionin Hekurudhor

e-max

Nesër protestohet para “Higjienës Komunale”, Mazneva i ka larguar nga puna 112 punëtorë

e-max