GazetaMax
LAJME

Analizë/ Çiftet gjithnjë e më pak të interesuar për fëmijë, statistika katastrofale demografike

Shkup, 25 tetor – Në vitin 2000, në Maqedoni kishin lindur 26,168 fëmijë. Të njejtin vit kanë vdekur 17,085 njerëz, që do të thotë se atë vit, rritja natyrore ka qenë 9083. Por që atëherë, rritja natyrore është në rënie ndërsa numri i personave të vdekur vazhdimisht është rritur, transmeton Zhurnal nga analiza e realizuar e portalit “Pari”.

Numri i të vdekurve vazhdimisht është rritur ndërsa i të lindurve vazhdimisht është ulur. Kulmi ndodhi në vitin 2020 si pasojë e Covid kur patën vdekur 25,755 qytetarë, ndërsa po të njejtin vit kanë lindur 19,031 fëmijë. Por edhe përskaj pandemisë, përsëri kemi trend të dobët demografik.

Në vitin 2000 kanë lindur 26,168 foshnje, kanë vdekur 17,085 qytetarë. Në vitin 2010 kanë lindur 24,296 foshnje ndërsa kanë vdekur 19,113 persona, e në vitin 2019, kanë lindur 19,845 foshnje, e duke vdekur 20,446 qytetarë, që shënon një shifër negative prej minus 601 persona më pak.

Çfarë do të thonë këto numra?

Kur ulet numri i fëmijëve të lindur, gradualisht ulet dhe potenciali më i rëndësishëm në një shoqëri dhe në një ekonomi, potenciali njerëzor. Njëkohësisht, natyra e bën të veten me popullatën më të vjetër, dhe sado që të tingëllojë vrazhdë, me këtë ulet dhe presioni mbi fondin pensional. Me uljen e numrit të të sapolindurve, ulet edhe fuqia punëtore e cila duhet të jetë bartëse e aktiviteteve ekonomike në një vend, por edhe alimentimi i sistemit tatimor, e me këtë edhe të fondit pensional. Përskaj kësaj, gjendja bëhet më alarmante edhe me ikjen e të rinjve, transmeton Zhurnal.

Më tepër lindin meshkuj, dhe gjithashtu më tepër vdesin meshkuj

Në 20 vitet e fundit, të dhënat statistikore tregojnë se numri i fëmijëve të lindur meshkuj është më i madh se i atyre femra.

Edhe sa i përket vdekshmërisë, femrat vdesin më pak se meshkujt.

Në vitin 2000 kanë vdekur 9206 burra dhe 7879 gra.
Në vitin 2010 kanë vdekur 10,168 burra dhe 8945 gra.
Në vitin 2019 kanë vdekur 10,616 burra dhe 9830 gra
Në vitin 2020 (gjatë pandemisë) kanë vdekur 13,914 burra dhe 11,841 gra.

Në vitin 2000 kanë lindur 13,627 djem dhe 12,541 vajza
Në vitin 2010 kanë lindur 12,631 djem dhe 11,665 vajza
Në vitin 2019 kanë lindur 10,276 djem dhe 9569
Në vitin 2020 kanë lindur 9765 djem dhe 9235 vajza.

Related posts

Kostadinovska-Stojçevska: Zyra e UNESKO-s në Ohër konfirmim i politikave tona për ruajtjen e statusit të Rajonit të Ohrit

e-max

Gashi: Koalicioni VLEN nuk dirigjohet nga askush, e kemi dijen dhe guximin për ta sjellë ndryshimin

e-max

Ballkani Perëndimor të hënën në agjendën e ministrave të jashtëm të BE-së

e-max