GazetaMax
LIFESTYLE

“Andrrat në gurbet” nga Sefë Duraj që ta bën mishin kokërr

Artisti i njohur Sefë Duraj ka sjellë disa këngë mjaft të bukura e deri tani në programet festive 3 të tilla. E para ishte një bashkëpunim mjaft interesant me Blerona Bytyqi dhe e dyta me Adelina Spahiu. E kur jemi te kënga e tretë duket se e ka vulusur pasi ka ardhur vetëm e mban titullin “Andrrat në gurbet”, një temë që nga interpretimi i artistit mjaft i ndjerë e deri te muzika fantastike. “E randë kur takohen mësuesi e nxënësi në gurbet e pa asnjë shpresë ” – është kjo një pjesë e tekstin ku tregohet realiteti i ikjes së shumë njerëzve nga vendlindja për një jetë më të mirë. Për muzikën është kujdesur vetë këngëtari me orkestrim nga M&D Studio, Muhamet Selimi dhe Driton Fazliu dhe teskti shkruar nga Ismail Fazliu, në çifteli Gent Hoxha e sharki Afrim Leka. Ne ju ftojmë ta klikoni në linkun më poshtë e ta dëgjoni pasi vërtet është një super këngë kushtuar gurbetit. Por kjo nuk do të jetë projekti i fundit për këtë fundvit nga artisti mjaft i dashur Sefë Duraj, ne mësojmë se ai do të vijë me një tjetër projekt muzikor para se viti të largohet.

Related posts

Bianca Junzell për herë të parë zbulon anën tjetër të saj: Do doja të takoj Obamën

e-max

Artistja Antigona Bajrami me një gjetje shumë interesante tregon për ditëlidjen e saj, por duket si një yll

e-max

Ky është babai i Fernandos, Çiljeta foli për herë të parë në Ferma VIP: Ka pasur 4 gra

e-max