GazetaMax
LAJME

Ankesa për mungesë insuline në Tetovë, ministria demanton

Tetovë, 13 Nëntor – Në vend të nëntë shiringave me insulinë, siç i ka përshkruar mjeku si terapi mujore, Veli Pajaziti ka marrë vetëm një nga farmacia e insulinës në Tetovë. Kohët e fundit ilaçet tona nuk janë në dispozicion në sasi të mjaftueshme, thotë ai. Për të ulur rrezikun për shëndetin, i japim njëri-tjetrit insulinë, por “huanë” nuk mund ta kthejmë.

“Një muaj të mos marrësh dot asnjë shiringë insulinë, paramendoni si do jetë gjendja shëndetësore e atij pacienti.  Flas për veten po si unë ka edhe shumë të tjerë.  Në këtë kohë kam huazuar doza , madje edhe e kam zvogëluar dozën edhe pse e di që nuk duhet ta bëj sepse mund të kem pasoja shëndetësore”, shprehet pacienti Veli Pajaziti.

Shoqata e Diabetikëve në Tetovë konfirmon se insulina mungon. E gjithë kjo për shkak të rritjes së numrit të pacientëve të rinj me terapi me insulinë, të cilën Ministria e Shëndetësisë nuk e kishte parashikuar kur e kishte blerë ilaçin.

“Nga farmacia e insulinës këtu në Tetovë më informuan se është tejkaluar sasia e kërkuar si furnizim. Nga Ministria e Shëndetësisë  duhet të bëjnë patjetër ndonjë strategji urgjente , unë nuk jam ekspert por vlerësoj se duhet të kenë një 10 % rezervë që të mos vijmë në situate të tilla”, theksojnë nga Shoqata e Diabetikëve në Tetovë.

Ministria e Shëndetësisë: Ka insulinë të mjaftueshme për pacientët

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se kanë marrë përgjigje nga Spitali klinik në Tetovë, se pacientët me diabet janë të mbuluar me terapi dhe nuk ka asnjë rast që pacienti të mos ketë marrë insulinën e nevojshme. Në Tetovë janë mbi 4000 pacientë me insulin-terapi. Shqetësues është fakti që ka gjithnjë e më shumë fëmijë diabetikë, e aktualisht janë mbi 120 të tillë.

Related posts

Pendarovski: Maqedonia e Veriut mbështetë dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësim të BE-së dhe SHBA-së

e-max

Qeveria mbanë mbledhje

e-max

Si u mashtrua çifti shqiptar nga kosovari për vizë pune

e-max
LAJME

Ankesa për mungesë insuline në Tetovë, ministria demanton

Tetovë, 13 Nëntor – Në vend të nëntë shiringave me insulinë, siç i ka përshkruar mjeku si terapi mujore, Veli Pajaziti ka marrë vetëm një nga farmacia e insulinës në Tetovë. Kohët e fundit ilaçet tona nuk janë në dispozicion në sasi të mjaftueshme, thotë ai. Për të ulur rrezikun për shëndetin, i japim njëri-tjetrit insulinë, por “huanë” nuk mund ta kthejmë.

“Një muaj të mos marrësh dot asnjë shiringë insulinë, paramendoni si do jetë gjendja shëndetësore e atij pacienti.  Flas për veten po si unë ka edhe shumë të tjerë.  Në këtë kohë kam huazuar doza , madje edhe e kam zvogëluar dozën edhe pse e di që nuk duhet ta bëj sepse mund të kem pasoja shëndetësore”, shprehet pacienti Veli Pajaziti.

Shoqata e Diabetikëve në Tetovë konfirmon se insulina mungon. E gjithë kjo për shkak të rritjes së numrit të pacientëve të rinj me terapi me insulinë, të cilën Ministria e Shëndetësisë nuk e kishte parashikuar kur e kishte blerë ilaçin.

“Nga farmacia e insulinës këtu në Tetovë më informuan se është tejkaluar sasia e kërkuar si furnizim. Nga Ministria e Shëndetësisë  duhet të bëjnë patjetër ndonjë strategji urgjente , unë nuk jam ekspert por vlerësoj se duhet të kenë një 10 % rezervë që të mos vijmë në situate të tilla”, theksojnë nga Shoqata e Diabetikëve në Tetovë.

Ministria e Shëndetësisë: Ka insulinë të mjaftueshme për pacientët

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se kanë marrë përgjigje nga Spitali klinik në Tetovë, se pacientët me diabet janë të mbuluar me terapi dhe nuk ka asnjë rast që pacienti të mos ketë marrë insulinën e nevojshme. Në Tetovë janë mbi 4000 pacientë me insulin-terapi. Shqetësues është fakti që ka gjithnjë e më shumë fëmijë diabetikë, e aktualisht janë mbi 120 të tillë.

Related posts

Në krye të BDI/ Rrëfim i Ali Ahmetit për Top Story: Kam respektuar vullnetin e qytetarëve

e-max

Zgjedhjet lokale në Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë mund të dështojnë sërish

e-max

Erkan Arifi shtroi iftar për Myftininë e Bashkësisë Islame në Kumanovë dhe Likovë

e-max