GazetaMax
SPORT

Armend Xhoxhaj kthehet në ring me 27 prill, meç i fortë përballë Huseyin Cinkara

Bota e boksit do të presë me padurim datën 27 prill 2024, kur Armend Xhoxhaj takohet me Hüseyin Cinkara në Nuernberg në një meç eliminator për titullin e botës në versionin IBF për peshën kruzer.

Xhoxhaj do të takohet me turkun me shtetësi gjermane, Huseyin Cinkara, ndërsa në meçet tjera do të boksojë edhe Ardian Krasniqi.

Ish boksieri i njohur, Jurgen Brahmer është ai që do të organizojë këto meçe, ku planifikohet tetë apo nëntë të tilla. Brahmer është edhe trajner i Armend Xhoxhaj.

Prizrenasi Xhoxhaj në boksin profesionist ka 18 fitore e tri humbje, ndërsa Huseyin Cinkara i ka 21 fitore nga po aq meçe, prej tyre 17 me nokaut.

“Rasti për t’u bërë numër një në versionin IBF është motivim i madh. Huseyin Cinkara është një boksier me përvojë, që është shumë më gjatë në boks profesionist sesa unë. Duhet të boksoj me mençuri dhe dua të fitoj”, kishte thënë Xhoxhaj pasi u caktua meçi.

Related posts

Rruga për Euro 2024: Kompletohet grupi i Kosovës, aty edhe Zvicra

e-max

Kahn: Kemi biseduar brenda klubit për Ronaldon, nuk përshtatet me filozofinë tonë

e-max

Manchester City synon transferimin e yllit që po shkëlqen të Milan

e-max