GazetaMax
SPORT

Aro Muric kushton 4 milionë funte

Portieri i kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric pritet të ndërrojë skuadër.
Aro ka luajtur vitet e fundit në huazim larg Manchester City. Këta të fundit duan që këtë merkato ta shesin përfundimisht kartonin e kosovarit.
Interesim për portierin ka nga disa skuadra, por City ka bërë të qarta dy qëndrime.
City kërkojnë 4 milionë funte për të lëshuar kartonin e gardianit, Aro Muric.
Po ashtu, ‘Citizens’ nuk pranojnë assesi që lojtari të largohet në formë huazimi.
Për transferimin e Aro Muric për 4 milionë funte po punon skuadra e Burnley, e cila pritet të finalizojë marrëveshjen për 23 vjeçarin.

Related posts

Madrid i hynë garës për transferimin e Haaland

e-max

Lajm i keq për Barcelonën, i lëndohet ylli i ekipit

e-max

Pas 17 vitesh martesë ndahet nga bashkëshortja legjenda e futbollit

e-max