GazetaMax
LAJME

ASH voton buxhetet komunale në komunat ku udhëheq BDI-LSDM, ndërsa përjashton këshilltarin në Zhelinë

Shkup, 4 janar – Votimi i buxheteve komunale të vitit 2023, siç duket ka sjellur edhe ndasitë mes partive opozitare shqiptare. Edhe pse unifikimi i tyre ka qenë kërkesë e kahmotshme, por kjo nuk ka ndodhur gjatë kohë, për arsye se brenda opozitës kishte pengesa për mos bashkim dhe për të zgjatur pushtetin e BDI-së.

Ndasia e radhës ka qenë tani në shumë komuna shqiptare, ku këshilltarët e ASH-së kanë votuar buxhetin në komunat ku udhëheq BDI dhe LSDM.

Reagimi publik i degës së ASH-së në Zhelinë, edhe njëherë nxorri në sipërfaqe “përçarjen” e opozitës shqiptare, ku për arsye të votimit të buxhetit nga ana e këshilltarit të tyre – dega u distancua nga ky veprim, vetëm pse kjo komunë udhëhiqet nga Lëvizja Besa. Sipas këtij veprimi, ASH nuk dëshiron bashkëpunim por po tregon oponencë të vërtetë ndaj Lëvizjes Besa, duke e minuar bashkëpunimin opozitar për në të ardhmen.

Vet deklarimet e kreut të ri të ASH-së, Arben Taravari kanë qenë shumë konfuze, edhe pse Lëvizja Besa doli si parti e parë zgjedhjet lokale kreu i ASh-së në disa dalje publike ka deklaruar se BDI vazhdon të mbetët parti e parë në Tetovë. Nuk dihet ende nëse ASH do të bëhet pjesë e shumicës parlamentare – ku brenda këtij subjekti ende ka paqartësi rreth pjesmarrjes në qeveri.

A po shkon Aleanca për Shqiptarët hapave të PDSH-së që luftën primare e ka kundër partive opozitare dhe jo kundër BDI-së.

Përndryshe, ja komunat në të cilat ASH ka votuar buxhetin e vitit 2023:

Kërçovë – BDI
Bërvenicë – VMRO
Haraçinë – BDI
Kumanovë – I pavarur
Tearcë – BDI
Kisella Vodë – VMRO
Sopishtë – LSDM

Related posts

Testit PISA do t;i nënshtrohen 7 mijë nxënës

e-max

Jotov: Shkupi sa më parë të përfundojë me procesin e ndryshimeve kushtetuese

e-max

Joveski: Ndonëse kemi mungesë të prokurorëve, është ulur numri i lëndëve të pazgjidhura

e-max