Saturday, April 25, 2026

Lajmi në kohë reale

“Askush mbi ligjin” – Bianca Junzell reagon ashpër: Dënimi i përjetshëm në Kosovë është fitore për drejtësinë

Këngëtarja suedezo-shqiptare Bianca Junzell ka reaguar publikisht pas vendimit për dënimin me burgim të përjetshëm në Kosovë ndaj një politikani të njohur suedezo-shqiptar, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo shprehu mbështetje për drejtësinë, duke theksuar se askush nuk është mbi ligjin.

“Drejtësia fiton gjithmonë! E dua Kosovën. Askush nuk ka të drejtë të marrë jetën e një tjetri, pavarësisht pozitës që mban në shoqëri. Ligji është i barabartë për të gjithë”, ka shkruar Junzell.

Ajo theksoi se për të, rasti është veçanërisht i rëndë, duke pasur parasysh se ka pasur rastin ta takojë personin në fjalë në mënyrë profesionale në Prishtinë.

“Është surrealiste të shohësh që dikush që e ke takuar më parë, sot përballet me një dënim të tillë. Kjo është një kujtesë se nuk e dimë kurrë çfarë fshihet pas një fasade të kuruar”, u shpreh ajo.

Këngëtarja nuk la pa përmendur edhe dhimbjen e familjes, duke theksuar se më të prekurit janë fëmijët.

“Mendimet e mia janë me djemtë, të cilët do të jetojnë gjithë jetën me këtë humbje. Ata janë ata që mbajnë barrën më të rëndë”, ka shtuar Junzell.

Në fund, ajo vlerësoi institucionet e Kosovës për mënyrën e trajtimit të rastit, duke e cilësuar vendimin si një fitore për drejtësinë.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=10232960028730732&set=a.3596080908461

Latest Posts

Mos e humb lajmin