GazetaMax
LAJME

Atikorrupcioni për raportin e KE-së, pasqyron realitetin sa i përket korrupcionit

Shkup, 14 tetor – Raporti i KE-së për RMV-n në mënyrë të drejtë dhe të saktë pasqyron realitetin sa i u përketë korrupsionit në vend. Asgjë nuk është shtuar më shumë ose hequr më pak.

Të gjithë në mënyrë të vazhdueshme dhe të përkushtuar duhet ta luftojnë korrupsionin, ndërsa komisionit për parandalimin e korrupsionit dhe Prokurorisë për ndjekjen e krrimit të organizuar dhe korrupsion u nevojitet ndihmë, mbështetje, mjete finansiare dhe resurse njerëzore nga shteti për ta luftuar korrupsionin. Ky është konstatimi i përgjithshëm i antikorrupsionerëve të cilët shqyrtuan pjesën e veçantë në raportin e KE-së për luftën kundër korrupsionit.

“KE vlerëson se duhet të vazhdojnë të përforcohen përpjekjet për mbështetjen e institucioneve relevante të cilët luftojnë korrupsionin në vend, gjëgjësisht të përforcohet resurset e PTHP-së, duke përfshir edhe ekpert finansiar me të cilën do të sigurohet përgjegjësi efektive për rastet të cilat ka elemente për korrupsion të lartë ku do të mundësohet çdo lloj i konfiskimit të pronës”, u shpreh kryetarja e KPK-së, Biljana Ivanovska.

Raporti i KE-së më së shumti duhet ti brengos përfaqësuesitë e egzekutivit të cilët në muajt në vazhdim do të jenë ball për ball me përfaqësuesitë e BE-së për të bërë skriningun biletaral mes RMV- së dhe BE-së për këtë çështje, rikujtojnë antikorrupsionerët.

“Të gjithë duhet të marrin shumë seriozisht raportin e KE-së sa u përket luftës kundër korrupsionit, sepse i njëjti do të jetë bazë për negociatat,respektivisht për të bërë skriningun bilateral mes RMV-së dhe BE-së gjatë muajt në vijmë ku hollësisht do të bisedohet se si është gjendja dhe në cilën nivel është korrupsioni në vend dhe çfarë duhet të ndërrmerr vendi për të luftuar të njëjtën”, theksoi antari i KPK-së, Vladimir Georgjiev.

KE për të katërtën herë në raport vlerëson lartë punën dhe përkushtimin e madh të Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin në vend.

Notohet se janë proaktiv, dhe që hapin një numër të madh të lëndëve të cilët përfshin madje edhe funksionar të lartë të shtetit, mirëpo ajo që mungon është procesuimi i mëtejshëm të këtyre lëndëve në institucionet ndeshkuese në të cilën do të përcaktohet përgjegjësin e tyre efektiv.

Related posts

Greva në shkolla vazhdon, në kopshte situata më e qetë

e-max

Kovaçevski: Me mendime të mira dhe vepra të mira mund të ecim përpara

e-max

Institucionet shtetërore muajin e kaluar kanë kursyer 18 për qind rrymë

e-max