GazetaMax
LAJME

Avokati i Popullit: Këshilli i Komunës së Karposhit i ka shkelur të drejtat e fëmijëve

Shkup, 2 qershor – Këshilli i Komunës së Karposhit i ka shkelur të drejtat e fëmijëve në kopshtet e kësaj komune, duke marrë vendim që fëmijët të cilët nuk jetojnë në këtë komunë të çregjistrohen më së voni deri më 10 qershor 2022, thonë nga Avokati i Popullit.

Avokati i Popullit, në përputhje me mandatin dhe kompetencat e përcaktuara me ligj, ndër të tjera, për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të fëmijëve, me kohë ndërmori veprime dhe i dorëzoi raport Kryetarit të Komunës së Karposhit dhe Kryetarit të Këshillit të Komunës së Karposhit , për shkeljen e konstatuar të të drejtave të fëmijëve në kopshtet e komunës së Karposhit.

“Me vendimin e miratuar cënohen të drejtat e fëmijëve, dëmtohen këta fëmijë dhe veprohet kundër interesave më të mira të fëmijëve të garantuara me Konventën për të Drejtat e Fëmijës dhe Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, si dhe vepron në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe kërkoi heqjen e shkeljes së konstatuar, thonë nga Avokati i Popullit.

Related posts

Siguria kibernetike, element kyç në mbrojtjen e secilit shtet

e-max

Magleshov: Ky është aktgjykimi i tretë i rrëzuar për Mijallkovin, çështjet po vjetrohen

e-max

Bastisje në Kavadar, janë gjetur armë dhe municion, arrestohet një person

e-max