Saturday, April 25, 2026

Lajmi në kohë reale

“Babai ka edhe tre muaj jetë”, Gresa Sekiraqa prek me rrëfimin për të atin në Ferma VIP 3

Gresa Sekiraqa ka prekur publikun në “Ferma VIP” me një rrëfim të fortë personal, duke zbuluar një nga periudhat më të vështira që ka kaluar familja e saj.

Këngëtarja tregoi se si, në një moshë shumë të re, u përball me një realitet tronditës kur babai i saj u diagnostikua me kancer dhe mjekët i dhanë një lajm të rëndë për pritshmëritë e jetës së tij. Në atë kohë, Gresa ishte vetëm 19 vjeçe dhe u detyrua të përballej me dhimbjen, frikën dhe përgjegjësinë emocionale që sjell një situatë e tillë.

“Më thanë që nuk do ketë më shumë se muaj jetë. Unë kam qenë 19 vjeç. Duhet të bëhesha e fortë, por nuk mund të bëhesha. Momentet më të vështira kanë qenë kur babi mendonte se po vdiste dhe sillej keq me mua. Unë dilja jashtë dhe nuk doja që të më shihnin duke qarë. Kam hyrë në banjo, kam prerë flokët e babit e më pas të miat. Babi im e shijon jetën. Dhuratën më të madhe në jetë e kam që e kam babë”, u shpreh ajo.

Latest Posts

Mos e humb lajmin