GazetaMax
SPORT

Barcelona po përgatit një padi kundër Atletico Madridit për Antoine Griezmann

Barcelona po përgatitet ta padisë Atletico Madridin për çështjen e huazimin e sulmuesit francez Antoine Griezman.
Barcelona e huazoi Griezmann tek Atletico Madrid në verën e vitit 2021 në një marrëveshje dyvjeçare, me detyrim për të blerë për 40 milionë euro, nëse plotësohen disa kushte.
Atletico Madrid besonte se këto kushte nuk janë përmbushur pasi ato janë të shtrira në dy vite, por Barcelona mendon ndryshe.
Barça kërkon para për Griezmann
Burime brenda Barcelonës thonë se marrëveshja ishte një vit plus një vit, ku, nëse Griezmann luante 50 për qind të ndeshjeve në vitin e tij të parë, Atletico Madrid do të ishte i detyruar ta blinte atë përgjithmonë.
Nëse kjo nuk do të ndodhte, atëherë huazimi i lojtarit nga Atletico Madrid do të rinovohej automatikisht në vitin e dytë të marrëveshjes së huazimit.
Griezmann me të vërtetë luajti 50 për qind të ndeshjeve të Atletico Madrid sezonin e kaluar, prandaj Barcelona besonte se kushtet janë përmbushur dhe ata kanë të drejtë për të marrë një pagesë prej 40 milionë euro nga klubi kryeqytetas.
Ata gjithashtu tani e shohin të parëndësishme kur Griezmann hyn si zëvendësues – Atletico Madrid e ka sjellë atë nga stoli pas minutës së 60-të të ndeshjeve për të qëndruar brenda marrëveshjes së tyre të huazimit dhe për të shmangur blerjen e tij të plotë.
“Los Colchoneros” mohojnë që detyrimi për të blerë është përmbushur – siç pritej – dhe ata thonë se detyrimi për ta blerë lojtarin aktivizohet vetëm nëse francezi luan 50 për qind të ndeshjeve në secilin nga dy sezonet, jo vetëm në të parën.
Vetë Griezmann besohet se është i frustruar për situatën dhe sipas disa raporteve, përfaqësuesit e tij po kërkojnë të gjejnë një zgjidhje në mënyrë që ai të marrë më shumë minuta lojë këtë sezon.

Related posts

Florenzi operohet, mësohet kohëzgjatja e mungesës

e-max

Partizani dhe Tirana janë më të frikshmet në Superiore, e dëshmojnë edhe shifrat

e-max

Granit Xhaka nuk e pëlqeu zëvendësimin ndaj Kosovës, flet pas ndeshjes për atë moment

e-max