Bashkim Ramosaj pret përfaqësuesit e Ambasadës amerikane, diskutohet zhvillimi ekonomik dhe sfidat e Deçanit

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka pritur në takim Robert Keane dhe Andriana Sarić, përfaqësues të Sektorit Politiko-Ekonomik të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Gjatë takimit është diskutuar për sfidat me të cilat përballet Komuna e Deçanit, zhvillimin ekonomik, politikat lokale dhe prioritetet institucionale që synojnë avancimin e komunës.

Ramosaj ka bërë të ditur se takimi ishte një mundësi për të shkëmbyer pikëpamje mbi zhvillimet aktuale dhe çështjet me rëndësi për qeverisjen lokale dhe perspektivën zhvillimore të Deçanit.

Me këtë rast, kryetari Ramosaj ka falënderuar përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane për vizitën dhe interesimin e treguar ndaj zhvillimeve në Komunën e Deçanit.

https://www.facebook.com/share/p/1HESQFp7kz/