GazetaMax
SPORT

Bayern Munich akuzohet për mosrespektim të Bundesligës, pas humbjes tronditëse ndaj Mainzit

Trajneri i Hertha Berlinit, Felix Magath, ka reaguar ashpër pasi Mainz mori një fitore shokuese 3-1 ndaj kampionëve të Bundesligës, Bayern Munich, të shtunën pasdite.
Bayerni u kurorëzua fundjavën e kaluar me titullin kampion pas fitores së tyre në “Der Klassiker” ndaj Borussia Dortmundit dhe më pas pësoi humbjen e parë në ligë që nga shkurti, nga skuadra e mesit të tabelës, Mainzi.
Tani trajneri i njohur, Magath, ka frikë se një përsëritje e paraqitjes së dobët të së shtunës fundjavën e ardhshme kundër rivalëve të Herthas, Stuttgart, mund të dëmtojë shanset e ekipit të tij për të qëndruar në Bundesliga.
“Situata është ende kritike mes Stutgartit, Bielefeldit dhe nesh”, ka thënë fillimisht Magath për Sky pas barazimit 1-1 të Herthës në Arminia Bielefeld.
“Nuk dini çfarë të thoni për këtë. FC Bayern është kampion, nuk e di nëse ata tani janë ndalur së luajturi. Unë pashë vetëm rezultatin, nuk e di si erdhi, por nuk është e bukur”, shtoi gjermani kur u pyet për ndeshjen e Bayernit me Stuttgartin javën e ardhshme.
“Për të gjitha skuadrat, sezoni zgjat deri në ditën e fundit të ndeshjes dhe nuk e di pse një ekip mund të thotë më pas: “Ne nuk do ta luajmë sezonin deri në fund dhe do të përfundojmë tre ndeshje para mbylljes”.
“Kjo nuk i shërben Bundesligës dhe as konkurrencës”, përfundoi trajneri i Hertha Berlinit.

Situata e rënies nga kategoria në Bundesliga
Me Greuther Furth tashmë të rënë në nivelin e dytë, dy vendet e mbetura të rënies po diskutohen nga tre skuadra.
Arminia Bielefeld aktualisht zë vendin e dytë që bie automatikisht dhe qëndron dy pikë pas Stutgartit, i cili është pas Herthas me katër pikë dallim, ndërsa kërkon të shmangë vendin e barazhit.
Hertha, e cila takohet me Mainzin fundjavën e ardhshme, i duhet edhe rezultati i Stuttgartit kundër Bayernit për të garantuar sigurinë për një sezon tjetër, ndërsa Bielefeld do të rrëzohet nëse Shtutgarti mund kampionët dhe ata nuk arrijnë të fitojnë ndaj Bochum.

Related posts

Fabio Ruiz shumë afër kalimit te PSG

e-max

Fury – Chisora më 3 dhjetor në Londër

e-max

Betisi interesohet për Aouarin e Lyonit

e-max