GazetaMax
LAJME

Bedri Ajdari: Afrim Gashi s’ka kohë për rastet e montuara, po merret me Ukrainën

Shkup, 6 Shtator – Bedri Ajdari, familjar i disa prej të dënuarve në rastin “Monstra”, gjatë një prononcimi tha se nuk ka asnjë kontakt me partinë “Alternativa” të Afrim Gashit, e cila gjatë hyrjes në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, premtoi angazhim maksimal për zgjidhjen e rasteve të montuara. Por, ndonëse kanë kaluar rreth 9 muaj nga përfshirja e kësaj partie në Qeveri, asgjë nuk ka ndryshuar në këtë drejtim.

“Nuk kemi pas kontakte. Ata janë të vetëdijshëm e kanë vënë si pikë të dytë në Marrëveshjen për qeverisje me LSDM-në, pikën për rastin “Monstra”, por ju doli se Ukraina hyri në luftë dhe ato merreshin me Ukrainën dhe nuk merreshin me brengat e qytetarëve brenda Maqedonisë. As që e pyet dikush, nuk dua ta ofendoj Afrim Gashin, por është pika më e vogël që e merr dikush parasysh çka thotë Afrimi për Ukrainën apo ukrainasit, apo për këtë luftë, por duhet të merret me hallet e qytetarëve brenda Maqedonisë”, tha mes tjerash Bedri Ajdari.

Related posts

Qeveria i’a mori nënshtetësinë Onishçenkos

e-max

Takim i Xhaferit me presidenten hungareze Novak

e-max

Vendet e QUINT-it për mos lejimin e zgjedhjeve të Serbisë: Jemi të zhgënjyer me Qeverinë

e-max