GazetaMax
LAJME

Bekteshi në takim me tregtarët e rajonit Ohër-Strugë për ndryshimet e Ligjit, e diela të jetë ditë pune

Ohër, 22 maj – Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot në Ohër do të realizojë takim me tregtarët nga rajoni Ohër-Strugë.

Në takim, siç informoi Ministria dikateriale, do t’i informojë për ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Ligjit për tregti për “ditën e diel ditë jo pune” në vendet turistike.

Në kuadër të vizitës, është paraparë që ministri Bekteshi të shëtisë në objektet tregtare në Çarshinë e Ohrit.

Esnafi i Çarshisë nga Ohri dhe Struga me mbështetje për gastronomët, hotelierët dhe vetëqeverisjet lokale kërkojnë që vendet turistike të ndryshojnë nga Ligji dhe e diela të jetë ditë pune në sezonin turistik, por edhe në fundjavat e vazhduara gjatë tërë vitit. Pohojnë se me vendimin ligjor, me të cilin nga 1 janari e diela është ditë jo pune, pëson biznesi, ndërsa humbë edhe turizmi në qytet.

https://fb.watch/d9GzfeTPVX/

Related posts

Jeta në Austri e bashkëshortes së heroit Mehë Uka

e-max

Apasiev i Levicës i dalldiset ambasadores amerikane: Do e kishim takuar me kënaqësi

e-max

Arsovska “vazhdon me cirkun” në këshillin e Shkupit, ulet në fund të sallës e jo në vendin e saj

e-max