GazetaMax
LAJME

Bekteshi: Nuk do të lejojmë që kriza të jetë në kurriz të qytetarëve

Shkup, 28 dhjetor – Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot paralajmëroi se nga 1 janari do të ketë çmime më të lira të energjisë elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël. Komisioni Rregullator i Energjetikës i ka shpallur sot çmimet e reja të energjisë elektrike që do të vlejnë nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

“Nuk do të lëmë që kriza energjetike të jetë në kurriz të qytetarëve. Nga 1 janari çmime më të lira të energjisë elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël, ka shkruar në profilin e tij në fejsbuk, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, pasi Komisioni Rregullator i Energjetikës ka shpallur sot çmimet e reja të energjisë elektrike.

Siç ka shkruar ministri Bekteshi, sipas vendimit të Komisionit Rregullator për amvisëritë çmimi i energjisë elektrike për bllokun e parë ulet për 4.11 për qind, për bllokun e dytë ulet për 2.95 për qind, çmimi i bllokut të tretë rritet për 0.85 për qind, për bllokun e katërt çmimi i energjisë elektrike rritet për 7.65 për qind.

“Gjithsej 99.2 për qind e amvisërive në vend do të kenë ulje të çmimit të energjisë elektrike”, ka shkruar Bekteshi.

Çmimi total i energjisë elektrike për konsumatorët e vegjël do të ulet për 20.15 për qind nga data 01.01 dhe ky çmim do të zbatohet për 70 mijë kompani në vend.

“Me këto vendime çmimi i transmetimit të energjisë elektrike ulet për 8.66% për qind. Çmimi i shpërndarjes ulet për 19.54 për qind”, ka shkruar ministri në profilin e tij në Fejsbuk, kumtoi Ministria e Ekonomisë.

Related posts

Mickoski: Nuk kemi mandat për ndryshimet kushtetuese

e-max

Besimi: Reformat tatimore nuk fillojnë tani, ka plan veprimi

e-max

Kasami pranon donacion prej 5 inkubatorëve për spitalin e Tetovës

e-max