GazetaMax
SPORT

Bellingham ishte takuar me Alex Ferguson, por transferimi i tij tek United nuk ndodhi

Manchester United mund të kishte pasur shërbimet e Jude Bellingham.
Ylli në rritje i Anglisë, Bellingham thuhet se do të largohet nga Borussia Dortmund gjatë verës së ardhshme.
Skuadra e Liverpool dhe ajo e Real Madrid shihen si më favoritet në garën për lojtarin, megjithatë, raportime të ‘The Sun’ tregojnë se Man United kishte qenë shumë afër të transferonte lojtarin më herët dhe kjo e lë skuadrën në pozitë të mirë për t’u kthyer gjatë verës.
Thuhet se Sir Alex Ferguson është takuar me lojtarin dhe prindërit e tij dhe gjithçka ishte afër finalizimit.
“Unë, Sir Alex dhe Eric Cantona u takuam me të dhe prindërit e tij në Carrington, dhe pas takimit menduam se po vinte te ne”, ka thënë Robson.
“Tani thuhet se ai po planifikon një lëvizje verën tjetër dhe Liverpool përmendet shumë. Ne menduam se e kishim atë dhe ai do të ishte nënshkrim i madh për ne”, shtoi tutje ai.
Liverpool shihet si skuadra në ‘pole-position’ për transferimin e Bellingham. Megjithatë, deri atëherë, shumë skuadra pritet t’i bashkohen garës, pasur parasysh nivelet që po tregon lojtari.

Related posts

Romangnoli arrin marrëveshje me ekipin nga Serie A

e-max

Kryetari Agim Ademi prezantoi projektet e FFK-së në Komitetin HatTrick

e-max

Kounde s’është gati për ndeshjen e radhës ndaj Interit – nuk dihet se a mund të luajë në “El Clasico”

e-max