GazetaMax
LAJME

Bomgartner: Në Qershor do të organizohet konferencë e posaçme mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit

Shkup, 28 Prill – Ambasadori i Francës në vend, Siril Bomgartner në ClickPlus në TV21 tha se qëndrimi i Francës në lidhje me procesin integrues të Maqedonisë së Veriut në BE nuk a ndryshuar, or që gjithçka varet nga kontesti mes Shkupit dhe Sofjes.

“Dhe kur kjo marrëveshje të konfirmohet nga të dyja palët, do të mundësohet që të ecim para. Prandaj është shumë e rëndësishme që të ketë dialog mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Tani jemi në fazën kur po qartësohen pozicionet në të dyja anët e kufirit”, tha Bomgartner.

Si vend që kryeson me BE-në, ambasadori Bomgartner tha se Franca po ndjek me vëmendje zhvillimin e ngjarjeve.

“Do të shtoj se për shkak të rëndësisë së kësaj çështjeje që ndiqet nga vetë Presidenti i Republikës, për zhvillimin e të gjitha vendeve të rajonit gjatë presidencës franceze, do të organizohet një konferencë e posaçme ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor dhe kjo konferencë do të organizohet gjatë muajit qershor”, tha Bomgartner.

Related posts

“ColoRRun”, një ngjarje unike që synon të bëjë bashkë shëndetin, lumturinë dhe individualitetin

e-max

Kuvendi, shumë shpenzime për pak punë

e-max

LSDM: VMRO të shesë qilimat 20 mijë euro dhe t’ua kthejë paratë qytetarëve

e-max