GazetaMax
SPORT

Brazili konsolidon kreun, Italia kalon Spanjën! Si renditen Shqipëria dhe Kosova?

Është publikuar renditja e FIFA-s për skuadrat kombëtare të futbollit dhe Brazili vazhdon të qëndrojë në krye, i ndjekur nga Belgjika dhe Argjentina. Franca zë vendin e katërt, ndërsa Anglia renditet e pesta.
Italia ka kaluar Spanjën dhe është ngjitur në vendin e 6-të, në vendin e tetë qëndron Holanda dhe pas saj vijnë Portugalia, Danimarka dhe Gjermania (që zë vendin e 11-të).
Në shtator janë luajtur rreth 172 ndeshje ndërkombëtare dhe Brazili ka rritur avantazhin ndaj rivalëve, në këtë klasifikim.
Kombëtarja shqiptare e futbollit zë vendin e 66-të në renditje, pa ndryshuar asnjë pozicion në krahasim me muajin e kaluar, ndërsa Kosova ka humbur një pozicion dhe ka zbritur në vendin e 107-të në renditjen botërore.

Related posts

Milan, zyrtare: Krunic rinovon kontratën e tij me kampionët e Italisë

e-max

Bad News Eagles luajnë sot përballë Enternal Fire

e-max

Dy skuadra të mëdha angleze po e monitorojnë Eriksenin

e-max