GazetaMax
LAJME

Burgjet e Maqedonisë në prag të shembjes përshkak korrupsionit

Shkup, 13 janar – Në burgun e Idrizovës, vetëm gjatë muajit të fundit kishte disa incidente ndërsa viteve të fundit u ndryshuan shumë drejtorë.

Problemi kryesor në burgjet e Maqedonisë është korrupsioni, rikujton profesoresha Aleksandra Gruevska Drakullovski nga Katedra e kriminologjisë dhe penologjisë pranë Fakultetit Juridik “Justiniani i Parë”, pas skandalit më të ri të burgut, ku në mënyrë holivudiani u organizua ikja e të dënuarit Bekim Memeti nga furgoni i burgut në rrugën nga burgu deri në spital. Në periudhën e kaluar ndodhën ikje të ngjashme, pas çka në opinion përsëri u aktualizua çështja për pasigurinë dhe “shembjen” e burgjeve, transmeton Zhurnal.

Burgjet de jure moderne, de fakto me dobësi serioze

“Sistemi penitenciar në vendin tonë de jure ka karakteristika të sistemit modern, por de fakto përballet me dobësi serioze. Kjo me vite theksohet si vërejtje në raportet e komitetit për parandalim të torturës, mekanizmi preventiv nacional, komiteti i helsinkut… Problemet kyçe me të cilat përballet sistemi penitenciar janë mbipopullimi i burgjeve, ekipimi i pamjaftueshëm kadrovik, përqindja e lartë e kthimit penologjik, kushte të papërshtatshme materiale në shumicën e burgjeve, mbrojtje e papërstatshme shëndetësore të të burgosurve, trajtim të papërshtatshëm në drejtim të procesit të risocializimit dhe problemit kyç që vërehet me vite është korrupsioni”, thotë profesoresha.

Gjithsesi, sipas saj, siguria në burgje mund të vlerësoeht si solide dhe nuk theksohet si problem serioz në raportet e lartëpërmendura.

“Sa i përket numrit të ikjeve duhet të theksoj se në shtetin tonë kemi ikje klasike si ajo mbrëmë. Në numrin më të madh të rasteve bëhet fjalë për keqpërdorim të objekteve që e vë në test suksesin e procesit të resocializimit si qëllim bazë të kryerjes së dënimit” thotë ajo.

Vetëm në vitin 2022 ka patur gjithsej 256 ikje nga burgu. 73 të burgosur kanë ikur duke u larguar nga obori i burgjeve derisa pjesa më e madhe, respektivisht 183 kanë ndodhur me keqpërdorim të objekteve jashtë burgut.

Sipas të dhënave të MPB-së, gjatë vitit të kaluar, njësia për punë kriminalistike të SPB Shkup pas shpalljes së fletarresteve janë kapur 61 persona. Nga nuri i përgjithshëm i të arratisurve, 168 janë gjetur dhe kthyer në burg derisa 33 janë kthyer vullnetarisht./Zhurnal.mk

Related posts

NASA shpërndanë imazhe nga liqeni i Ohrit dhe Prespës, kategorizohen si më të vjetër në Europë

e-max

Qeveria përsëri erdhi te propozimi i Aleancës për Shqiptarët, nga inati i tyre pësuan nxënësit

e-max

Ilir Demiri, drejtor i ri në Spitalin e Tetovës

e-max