GazetaMax
LAJME

Bursa për pjesëmarrje virtuale në Akademinë Verore të OKB-së

Shkup, 6 maj – Zyra shtetërore e Rajnës Veriore – Vestfalisë njofton se Rajna Veriore – Vestfalia përsëri sponsorizon Akademinë Verore të OKB-së të Kolegjit për sistem personal të OKB-së (UNSSC) për qëllimet e qëndrueshmërisë globale të përcaktuara nga Agjenda 2030, që edhe këtë vit do të mbahet në mënyrë virtuale nga data 27 qershor deri më 1 korrik të vitit 2022.

Rajoni i Rajnës Veriore – Vestfalisë po mbështet dhënien e gjithsej 62 bursave dhe do të financojë tarifën e pjesëmarrjes virtuale pesë-ditore për fituesit e bursave.

“Aplikacionet nga vendet partnere dhe rajonet e Rajnës Veriore – Vestfalisë, si Republika e Maqedonisë së Veriut, do të shqyrtohen me vëmendje të veçantë. UNSSC inkurajon të interesuarit të marrin pjesë në Akademinë Verore të OKB-së duke u regjistruar në ueb faqen e mëposhtme: http://bit.ly/UNSA_2022. Afati i aplikimit është 13 maj i vitit 2022″, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës në faqen e internetit ku është e qasshme edhe thirrja për ndarjen e bursave.

Related posts

Tryezë e rrumbullakët “Parandalimi dhe monitorimi i korrupsionit në gjyqësor”

e-max

Ndëron jetë bashkëshortja e ish kryeministrit Buçkovski

e-max

Banori i Ohrit kërcënon një ambasador të huaj, arrestohet nga policia

e-max